TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2023, 11:48

Të shtënat me armë në Lezhë, reagon policia: Shoferi i furgonit, Tonin Ndreca ka mbetur i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë në Lezhë, reagon policia: Shoferi i
Pamje nga vendngjarja

Tonin Ndreca është shofer i furgonit të Laçit, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri paraditen e sotme në Lezhë.

Sipas policisë shkak për konfliktin mes 35-vjeçarit dhe shtetasit Marjan Kola, është bërë vendi i parkimit.

‘Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi M. K. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. N. 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.’- njofton policia.

 

tonin ndreca lezhë

Lini një Përgjigje