TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2023, 09:30

Po transportonin drogë, arrestohen 3 të rinj në Vorë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Po transportonin drogë, arrestohen 3 të rinj në Vorë;

3 të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi janë kapur në flagrancë teksa po transportonin një thes që përbante 7.3 kilogramë kanabis.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë Genti Peca, 18 vjeç, Igli Kuçi, 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe Agron Kaci 20 vjeç banues në Dibër.

"Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 7 (Vorë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë. Sekuestrohen 7 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike, me qëllim shitjen. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 (Vorë), në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Collaboration". 

Si rezultat i këtij operacioni, në Rrugën e Limuthit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe A. K., 20 vjeç banues në Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta tre shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., në Dibër, shërbimet e DVP Dibër, gjetën dhe sekuestruan 1 kg tjetër, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

droge arrestim te rinj vore

Lini një Përgjigje