
Një person është plagosur me armë zjarri në Vlorë.
I plagosuri Skerdi Mehmetaj ndodhet në spital, raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.
Mësohet se në të gjitha hyrje-daljet në Vlorë janë ngritur postblloqe, për kapjen e autorit të dyshuar.
“Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.”-njofton policia.
Lini një Përgjigje