
Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për skandalin e Tire Alldervishit. Togat e zeza kanë dënuar me burgim, nën akuzën e mashtrimit, sanitaren Tire Aalldervishi, ndërsa të dyshuarat të cilat punonin si infermiere, u shpallën të pafajshme.
Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigative dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjarëve të pacientëve që ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, merrte para në kërkim të shërbimit.
Po ashtu Tire u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19.
Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prandaj ka zgjatur në kohë ndërkohë që Tire Alldervishi ishte në masën e arrestit në shtëpi.
Lini një Përgjigje