TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Dhjetor 2024, 12:16

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Selim Çekajt

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen në ngarkim të Selim Çekajt.

Ky i fundit u dyshua për trafikimin e 49 kg kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendit tonë në 1 prill të 2021.

Çështja fillimisht u hetua nga prokuroria e Durrësit dhe më pas kaloi për kopetencë në SPAK.

Pas disa vitesh hetime, SPAK nuk gjeti prova për të provuar lidhjen e Selim Çekajt dhe kompanisë së tij ECOALMAX në përfshirjen e trafikut të drogës.

Selim Çekaj është babi i Arbër Çekajt i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë 613 kg.

Edhe në konteinerin me banane të porositur nga babi i tij Selim Çekaj u gjet kokainë, por që nuk u provua përfshirja e Çekajt në këtë çështje.

SPAK kishte kërkuar edhe më herët pushimin e çështjes por Gjykata e posaçme e kishte kthyer për të kryer edhe disa veprime të tjera hetimore.

Lini një Përgjigje