TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Dhjetor 2024, 14:11

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, Elvira Tahiraj mbyllet në spital psikiatrik

Shkruar nga Pamfleti

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, Elvira Tahiraj mbyllet

Ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës 48-vjecarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç duke e goditur me sëpatë.

Seanca është zhvilluar sot, dhe në përfundim të saj Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjecares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtur nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti.

Lini një Përgjigje