
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kënetës në qytetin e Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, dyshohet se dy persona kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pas një konflikti për motive banale.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal të zonës, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor nga ama tjetër mësohet se janë nisur për në vendngjarje, për të hetuar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë. Sipas policisë, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt dhe ai që ka qëlluar me armë.
Lini një Përgjigje