TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2024, 17:41

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, dy persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, dy persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën Korçë-Pogradec.

Në afërsi të fshatit Petrushë, një automjet tip Volksëagen me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip Ford, me drejtues shtetasin Ll. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerë të Volksëagenit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Lini një Përgjigje