Arben Rushiti, anëtar i grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë, SHBA-së dhe Kanadasë është liruar nga GJKKO.
Ai është liruar për shkak të kalimit të kohëzgjatjes maksimale të afateve të masës së sigurimit. Nga arrest në burg, masa ka ndryshuar në arrest shtëpie.
Rushiti akuzohet se ishte pjesë e grupit kriminal që falsifikonin dokumenta.
Baza e falsifikimit të dokumenteve që u bastis bashkë me Forcën e Posaçme Operacionale, ishte instaluar në Yzberisht, dhe brenda saj falsifikoheshin leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore, dëshmi të aftësive profesionale, dëshmi aftësimi profesional për taksi, dëftesa pjekurie, akte të marrjes së tokës në pronësi, e plotë të tjera.
Gjatw kwtij operacioni tw zhvilluar nw prill tw kwtij muaji, nw pranga ranw edhe 2 tw tjerw Çlirim Bregun 53-vjeç, bashkëpronar në këtë biznes që ushtronte veprimtarinë e paligjshme, i arrestuar dhe skeduar më herët për kontrabandë të verërave dhe 54-vjeçari Fatos Shima.
Lini një Përgjigje