TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Dhjetor 2024, 18:37

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Rrëshen, automjeti përplas për vdekje një kalimtar!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Rrëshen, automjeti

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Burrel-Rrëshen, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Një 40-vjeçar mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka përplasur për vdekje një kalimtar të rastit, një 70-vjeçar. Shoferi i automjetit mësohet se është shoqëruar në polici.

Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Mat/Informacion paraprak/ Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje