TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Dhjetor 2024, 13:18

Të shtëna me armë në Bulqizë, në shënjestër Luan Tërnova

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Bulqizë, në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Bulqizë.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të plagosur. Denoncimi në polici është bërë nga shënjestra e këtij atentati, Luan Ternova, i cili njihet ndryshe si 'i forti' i Bulqizës. 

Ai ka treguar para autoriteteve se është qëlluar në drejtim të tij teksa po dilte nga xhamia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

"Mesditën e sotme, shtetasi L.T, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.

Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të japim informacion më të plotë", njofton policial. 

Mësohet se shënjestra e atentatit, është arretsuar nga policia në maj të vitit 2016 për armëmbajtje pa leje, pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë me 8 fishekë. 

 

Lini një Përgjigje