
Zjarri në Finiq duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha, gjatë paradites së të shtunës, ndërsa flakët kanë depërtuar nga fshati Navaricë drejt Livinës, duke rrezikuar banesat. Banorët e fshatit kanë lënë banesat dhe janë mbledhur në qendër të fshatit.
Ndërkohë, po operohet me një helikopter dhe një avion për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, raporton Report TV.
Mbrëmjen e së premtes, vatra e zjarrit u vu nën kontoll, por sot situata është përkëqësuar për shkak të erës.
Lini një Përgjigje