
Dy të rinj janë paraqitur mbrëmjen e së premtes në spitalin rajonal të Fierit me plagë të shkaktuara nga thika. Të plagosurit janë identifikuar si Albion Majaci dhe Loni Seitaj, të cilët u përfshinë në një konflikt mes tyre, që çoi në përdorimin e thikave dhe plagosjen e të dyve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”.
Sipas raportimeve, gjithçka ka nisur nga një debat i rëndomtë.
“Avash se na shtype me makinë”, ishte fraza që ka nisur debati mes të rinjve.
Loni Seitaj ka qenë duke ecur tek vijat e bardha së bashku me të vëllanë, ndërkohë që Albion Majaci i shoqëruar nga një shok po kalonte me makinë. “Avash se na shtype”, ka thënë Seitaj, gjë që ka zemëruar 28 - vjeçarin i cili ka dalë nga automjeti i tij dhe fillimisht janë sharë, sherr që ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
"Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi A. M., 28 vjeç dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.", njofton policia.
Lini një Përgjigje