TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2025, 21:01

Aksident në Qafën e Koshovicës, makina del nga rruga; katër të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Qafën e Koshovicës, makina del nga rruga; katër

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje