
Një sherr për arsye banale në qytetin e Fierit ka përfunduar në përdorimin e thikave dhe për pasojë plagosjen e dy personave të përfshirë në sherr. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”
Nga informacionet paraprake mësohet se Albion Majaci dhe Loni Seitaj, kanë përfunduar në spital të dëmtuar më thikë. Ata janë paraqitur vetë në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në konflikt.
"Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi A. M., 28 vjeç dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.", njofton policia.
Lini një Përgjigje