TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2025, 06:58

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 27-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Zona e Treshit” në Tiranë, rreth orës 23:00 të së premtes.

Nga raportimet mësohet se 27-vjeçari i identifikuar si Renato Çadra është vetëparaqitur në spital me plagë në këmbë.

“Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj”, njoftoi Policia.

 

Lini një Përgjigje