
Një sasi prej 65 kg kanabis sativa, e cila dyshohet se origjinën e ka nga territori shqiptar është kapur nga policia në Mal të Zi.
Policia kufitare në vendin fqinj ka pikasur 2 persona të cilët mbanin thasë në afërsi të kufirit, të cilën më pas ia kanë dorëzuar një personi të tretë që i ka ngarkuar në një automjet dhe ka nisur lëvizjen në drejtim të një fshati në periferi të Podgoricës.
Pas kësaj, mjeti në fjalë është ndaluar nga policia malazeze dhe brenda tij u gjetën 60 pako të ndryshme, të cilat pas matjes rezultuan rreth 65 kg kanabis sativa.
Malazezi 41-vjeçar është arrestuar, ndërsa dyshohet se 2 të tjerët janë shtetas shqiptarë, të cilët kanë mundur të kalojnë drogën përmes kufirit të gjelbër dhe ta dorëzojnë tek trafikanti malazez në anën tjetër.
Lini një Përgjigje