Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pranë banesave të familjes Nikulaj.
Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe për të identifikuar autorët.
Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar një person të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar rolin e tij të mundshëm, si dhe motivet që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse.
"Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje