
Disa detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i policisë së Durrësit që u finalizua me goditjen e dy grupeve kriminale duke arrestuar tetë persona.
Policia i kishte prej disa muajsh nën hetim duke i përgjuar, por edhe ndjekur në terren dhe survejuar. Nuk përjashtohet mundësia që brenda grupit të ketë pasur një efektiv të infiltruar. Policia nuk ka dhënë shumë detaje si i çmontoi dy grupet.
Gjatë operacionit të koduar “Foremost” u arrestuan 4 persona që vepronin si grup kriminal për shpërndarjen e drogave të forta në zonën e Sukthit; Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra), Tani Muça, një person me inicialet A. V., si dhe Amonali Halili.
Gjatë operacionit të koduar “Last deal” u arrestuan 4 të tjerë të që vepronin si grup kriminal po për shpërndarjen e drogave të forta; Ergi Curri, Gentian Konesha, Kristel Balla, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, banues në Shijak.
Katër të rinjtë dyshohet se furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit. Të katërt të rinjtë janë personazhe të njohura në rrjetin Tik Tok, ku më i ndjekuri është Stivens Bulku me rreth 50 mijë ndjekës, i cili është njihet dhe për rolin e tij në serialin “Aventurierët”.
Lini një Përgjigje