TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Prill 2023, 16:46

Dhunoi gjyshen dhe vodhi para e dy celularë në lokale, pranga për 22-vjeçarin në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi gjyshen dhe vodhi para e dy celularë në lokale, pranga për

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për vjedhjen e dy lokaleve në qytet.

Uniformat blu raportojnë se i riu ka vjedhur dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti.

Sakaq, bëhet me dije se 22-vjeçari akuzohet gjithashtu se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

dhune vjedhje korce pranga

Lini një Përgjigje