TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Tetor 2023, 16:22

Shkodër/ Po punonte në aksin Prekal-Kir, drejtuesi i ekskavatorit ndërron jetë pas shembje së një masivi dheu

Shkruar nga Pamfleti
Shkodër/ Po punonte në aksin Prekal-Kir, drejtuesi i ekskavatorit
Foto ilusturese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në kantierin e ndërtimit të aksit Prekal-Kir, në Shkodër, ku një masiv dheu ka rrëshqitur dhe për pasojë ka humbur jetën 56-vjeçari, Zef Perndreu drejtuesi i ekskavatorit që po punonte aty.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit tragjik, ndërkohë që mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

"Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

shkodër ekskavatori ndërron jetë

Lini një Përgjigje