TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2025, 15:13

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK merr të pandehur kreun e ARRSH

Shkruar nga Pamfleti

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK merr të pandehur kreun e

SPAK ka marrë të pandehur drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli. Ai po hetohet për shkelje të barazisë në tendera. Gjyli u paraqit sot në SPAK ku duket se iu komunikua edhe statusi si person i pandehur.

Hetimet kanë përfshirë gjithashtu edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë shkelje të rregullave ligjore të prokurimeve publike.

Gjyli u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, prej nga doli me statusin e të pandehurit në një çështje që ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin në ndarjen e fondeve publike për investimet infrastrukturore.

 

Lini një Përgjigje