TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Maj 2025, 13:46

Aksident i rëndë në aksin Himarë- Qeparo, makina përplas motorin; humb jetën turistja gjermane

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Himarë- Qeparo, makina
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Himarë- Qeparo.

Mësohet se dy turistë gjermanë që udhëtonin me motor janë përplasur më një makinë tjetër dhe për pasojë janë rrëzuar, duke u plagosur rëndë.

Policia e Himarës si dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes dhe të plagosurit u shoqëruan për në spitalin e Sarandës, por gruaja e cila udhëtonte me motor, ka ndërruar jetë sapo është futur në ambulancë.

Policia po merr në pyetje edhe drejtuesin e automjetit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje