
Aktorët kryesorë të këtij trafiku droge, janë kujdesur që lëndën narkotike ta fshehin në disa lugina dhe zona të pyllëzuara në periferi të Portoferraio, të cilat megjithatë u zbuluan nga karabinierët.
Autoritetet italiane kanë çmontuar një rrjet të trafikut të drogës ku si pasojë kanë rënë në pranga katër persona, mes tyre dy shqiptarë.
Sipas medieve italiane, dyshohet se në këtë rrejt kriminal kanë qenë të përfshirë 19 persona.
Si filloi hetimi
Hetimet nisën në fund të vitit 2020, pasi një i burgosur, i cili u kthye nga leja u ndje keq në qeli dhe u dërgua në Spitalin Portoferraio.
Pas eksaminimeve u zbulua se në zorrën e trashë të të burgosurit ndodhej një dozë kokaine, e cila ishte blerë gjatë lejes.
Droga nga Lucca
Hetimet zbuluan se droga ishte ishte sjellë nga provinca e Lucca nga një shqiptar.
Hetimet, të cilat vazhduan edhe me përgjimet telefonike dhe mjedisore, bënë të mundur mbledhjen e të dhënave të shumta në lidhje me një aktivitet të lulëzuar të shpërndarjes së drogës në të gjithë ishullin me 19 persona, 15 burra dhe 4 gra. Droga vinte nga Lucca, ku vepronte një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ishte kreu i bandës. Ai u vu në pranga.
Nga përllogaritjet rezulton se fitimet e këtij grupi shkonin deri në 8 mijë euro në javë.
Përgjimet
Hetuesit konstatuan gjithashtu përdorimin e shpeshtë të gjuhës së koduar nga të dyshuarit dhe blerësit për t’iu referuar lëndës narkotike dhe/ose parave, me përdorimin e termave specifikë dhe të përsëritur si: “kosha, vegla, litra bojë, çelësa, birra, djathë, benzinë dhe dyshekë”.
Aktorët kryesorë të këtij trafiku droge, janë kujdesur që lëndën narkotike ta fshehin në disa lugina dhe zona të pyllëzuara në periferi të Portoferraio, të cilat megjithatë u zbuluan nga karabinierët.
Gjyqtari ka urdhëruar masën e sigurisë arrest me burg për 38-vjeçarin shqiptar dhe 47-vjeçarin tjetër po ashtu shtetas shqiptar dhe për dy italianët, një 65-vjeç dhe një 58-vjeç, detyrim paraqitje.
Lini një Përgjigje