
Në orët e para të mëngjesit një lëndë plasëse është hedhur në një agjenci funerale në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në orën 03:20 dhe agjencia ndodhet në pronësi të shtetasit F.F.
Persona të paidentifikuar dyshohet se janë afruar të maskuar duke vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa Policia ndodhet në vendngjarje për shoqërime, mbledhje provash dhe dëshmish, si dhe ndjekjen dhe kapjen e autorëve të krimit.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
"Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.
Lini një Përgjigje