TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2024, 20:18

I vuri pistoletën në gojë burrit të gjyqtares Saida Dollani, gati ekstradimi nga Gjermania i “ushtarit” të Emiljano Shullazit!

Shkruar nga Pamfleti

I vuri pistoletën në gojë burrit të gjyqtares Saida Dollani,

Ballabani rezulton të jetë anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.

Policia ka konfirmuar ditën e sotme arrestimin e një prej personave të shumëkërkuar nga SPAK. Bëhet fjalë për Fabio Ballabanin, i cili ishte në kërkim në kuadër të operacionit që ndërmori prokuroria kundër 7 grupeve kriminale.

Pak ditë më parë u fol për ndalimin e tij, pro policia përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ai është ndaluar në Gjermani dhe pritet ekstradimi.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.” Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.
Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit: - F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale "Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale'”, njoftoi policia.

Ballabani rezulton të jetë anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi Priftin.

Kristaq Priti ndodhej në një lokal në lagjen e tij, pranë banesës ku po qëndronte së bashku me shokun e tij, Behar Qosen.

Por në një moment kur ka dalë të pijë cigare jashtë ambjentit ku ndodhej, pasi përshëndeti bashkëshorten, i është afruar Fabio Ballani, asakohe i paidentifikuar. Mesazhi i Ballanit ishte i qartë.

I veshur me të zeza dhe me kapele i vendosi Kristaqit pistoletën në gojë dhe iu drejtua me fjalët: Ti me atë shkë**atën tënde, mos harro se ke dy djemtë në Francë”. Në këtë moment ka ndëryhrë Behari dhe i riu pasi çoi në vend kërcënimin u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet të bardhë që e priste diku në cep.

Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar vazhdimisht, 12 herë që gjyqtarja të tërhiqej nga dosja e tyre, por kjo e fundit nuk kishte pranuar duke dashur ti shkojë deri në fund gjykimit.

Sipas SPAK, në ngjarjen e rëndë, Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër i paidentifkuar.

Lini një Përgjigje