TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2024, 07:22

Tritoli ndaj agjencisë funerale në Shkodër, nisin hetimet; pista ku dyshohet

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli ndaj agjencisë funerale në Shkodër, nisin hetimet; pista

Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa Policia ndodhet në vendngjarje për shoqërime, mbledhje provash dhe dëshmish, si dhe ndjekjen dhe kapjen e autorëve të krimit.

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm (29 Gusht) në qytetin e Shkodrës.

Objektivi ishte një agjenci funerale, teksa nuk u regjistruan viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shpërthimi sipas policisë vendore u dëgjua rreth orës 03:20, kurse agjencia është në pronësi të Flora Firzës, i cili gjithashtu po merret në pyetje.

Persona të paidentifikuar dyshohet se janë afruar të maskuar duke vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa Policia ndodhet në vendngjarje për shoqërime, mbledhje provash dhe dëshmish, si dhe ndjekjen dhe kapjen e autorëve të krimit.

"Rreth orës 03:20, në lagjen  "Skenderbeg", në derën e një  agjensie funerale në pronësi  të shtetases F. F., është  hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", thuhet në njoftimin zyrtar paraprak të policisë.

Grupi hetimor dhe prokurori i gatshëm po kërkojnë edhe për pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi.

Lini një Përgjigje