TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2024, 10:07

Shiste lëndë narkotike, 30-vjeçari ia fut vrapit kur sheh fektivët; arrestohet në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Shiste lëndë narkotike, 30-vjeçari ia fut vrapit kur sheh

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, nën dyshimin se tregtonte lëndë narkotike.

Luvio Shtora shiste kanabis në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar. Kur konstatoi punonjësit e Policisë, i riu tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

lende narkotike

Lini një Përgjigje