TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2025, 14:29

Shiste kokainë, kapet 48-vjeçari në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë, kapet 48-vjeçari në Berat

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi në makinë iu gjet një sasi kokaine të ndarë në doza - gati për shitje.

Blutë bëjnë me dije se 48-vjeçari ishte nën hetim për të njëjtën vepër penale.

“Në vijim të punës kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat më datë 02.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrolleve, në automjet iu gjet një sasi Kokaine, e ndarë në doza, të gatshme për shitje”, njoftoi sot policia.

 

 

Lini një Përgjigje