TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2025, 13:00

Me vrap nëpër rrugicat e ngushta të Tiranës, publikohet video e arrestimit të Skerdi Sinës

Shkruar nga Pamfleti

Me vrap nëpër rrugicat e ngushta të Tiranës, publikohet

Policia gjatë ditës së djeshme, arrestoi Skerdi Sinën, pasagjer në makinën e Joni Sadikut, që u përplas me disa makina në ish-Bllok.

Sadiku arriti të largohet menjëherë nga vendngjarja, ndërsa Skerdi Sina u arrestua. Sina, siç shikohet në pamje, u përpoq t’i ikë policisë, duke u larguar nëpër rrugica e korridore të ngushta, por në fund u prangos.

Skerdi Sina rezulton person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, heqja e paligjshme e lirisë. Po ashtu, atij i janë gjetur armë dhe kanabis.

"Në vijim të informacion të dhënë pasditen e djeshme, mbi vënien në pranga të shtetasit S. S., informojmë se në vijim të veprimeve, për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda:
-ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme;
-ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më tej, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me rastin e djeshëm, u gjet në automjetin e sekuestruar, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Vijojnë kontrollet për drejtuesin e automjetit, me të cilin lëvizte shtetasi S. S., të identifikuar nga Policia, menjëherë pas rastit.
Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti", njofton policia. 

Lini një Përgjigje