TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2024, 10:34

Shisnin kanabis e kokainë, arrestohen dy të rinj në Vaun e Dejës

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin kanabis e kokainë, arrestohen dy të rinj në Vaun e

Dy persona janë arrestuar sot në Vaun e Dejës në Shkodër, në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’, pasi mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia ka ushtruar kontroll fizik ndaj tyre si dhe në automjet dhe ka gjetur një pako me 1000 fara kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen e tyre.

“Në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Kryebushat, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer shtetasin K. K.

Nga kontrollet fizike ndaj 2 shtetasve dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një pako me 1000 fara kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, që posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bogë dhe K. K., 37 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

kanabis kokaine vau i dejes

Lini një Përgjigje