TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2025, 18:32

Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, mbeten në qeli dy tutoret

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, mbeten në

Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy tutoret që shfrytëzonin për prostitucion një të mitur.

Bëhet fjalë për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara në flagrancë nga policia e Sarandës pas një operacioni të koduar “Silent Watch”.

Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetimesh për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Luftfije Celami në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për “Vlerësim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar të drejtë masën “Arrest në burg” dhënë nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës në seancën e datës 26 shkurt 2025.

Ndalimi i 42 vjeçares Silvana Osmani dhe 39 vjeçares Luljeta Doda u bë në flagrancë në 24 shkurt 2025 nga blutë e Sarandës pas rreth dy muajsh hetimesh me metoda proaktive.

Lini një Përgjigje