TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2025, 10:11

Sherri me një të plagosur në Kamëz, policia zbardh ngjarjen: Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me një të plagosur në Kamëz, policia zbardh ngjarjen:

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen e 38-vjeçarit në Kamëz një ditë më parë, në rrugën “OSBE”.

Uniformat blu kanë identifikuar dy autorët e ngjarjes dhe i kanë shpallur në kërkim, përkatësisht shtetasit Marjo Boja dhe Ersjon Boja, kushërinj me njëri-tjetrin.

Dy të rinjtë mësohet se për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën me automjet 38-vjeçarit Redi Vata dhe e kanë goditur atë me sende të forta.

Gjithashtu, mësohet se gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve, 26-vjeçarit Marjo Boja, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak.

"Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari, me sende të forta. Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, një shtetas ishte goditur me sende të forta, organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje