TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2024, 14:32

Sekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edhe një 25-vjeçare shqiptare (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edhe

Një arsenal i madh armësh është sekuestruar nga policia greke në Athinë, pas kontrollit të 3 banesave dhe 2 bodrumeve.

Në prangat e policisë ranë 5 persona, pjesë e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin dhe shisnin armë dhe lëndë eksplozive.

Të arrestuarit janë 4 shtetas grekë të moshës 31-56 vjeç si dhe 25-vjecarja Zoi Zoto, me origjinë nga Korça, por e lindur në Pire.

Gjatë kontrolleve të policisë janë gjetur dhe sekuestruar 25 copë eksploziv ushtarak, 60 kg amonit, 4 lëndë shpërthyese, 7 mbështjellëse rezistence ndaj flakës, 2 detonatorë, 5925 fishekë të kalibrave të ndryshëm kryesisht për përdorim ushtarak, 2 armë, 1 armë automatike, 6 revolverë, 5 pistoleta, 1 çifte, 1 karabinë teke, 38 krehra të kalibrave të ndryshëm, 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 1 shpatë, 3 thika, pjesë armësh, 530 tableta narkotike, detektorë metalesh.

Po ashtu u gjetën 57 monedha ari, 510 lira angleze me vlerë mbi 420 mijë euro, 2 sterlina, 2 paund angleze, 35 gjysmë paund britanikë, 5 monedha argjendi të lashta greke, 6 monedha antike, dhejtra bizhuteri të ndryshme, 23 mije 320 euro, monedha me vlerë 2 euro secila, 11 celularë, 2 lap top, makineri lazer për gdhendje armësh, GPS tracker, shënime dore dhe sende të tjera.

Policia greke dyshon se ky grup kriminal furnizonte dhe pjesëtarë te grupeve kriminale që kryenin vrasje në Greqi pasi mes të arrestuarve është edhe një shtetas, gjurmët e gishtave të të cilit janë gjetur në armë të sekuestruara në një automjet “Jeep” në Neo Kosmo, mjet i cili do të përdorej për vrasjen e mafiozit grek Vaggeli Zampouni.

Sekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edhe

Sekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edhe

Sekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edheSekuestrohet arsenal armësh në Greqi, mes 5 të arrestuarve edhe

25-vjeçare shqiptare arsenal armesh greqi

Lini një Përgjigje