TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2024, 14:09

Aksident i trefishtë në Fier, plagoset rëndë një person

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë në Fier, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të spitalit Memorial.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete një “Suzuki” një “Mercedes” dhe një “Fiat”.

Nga goditja e fortë ka ngelur i plagosur drejtuesi i mjetit “Fiat” që është dërguar me urgjencë drejt spitalit memorial.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për rregullimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

 

Lini një Përgjigje