TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2024, 12:28

Trafikuan 5 milionë euro kokainë, shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar; 5 të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Trafikuan 5 milionë euro kokainë, shkatërrohet grupi kriminal

Grupi kriminal brenda 6 muajsh ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro.

Një operacion i Antidrogës e Antimafias Italiane ka çuar në shkatërrimin e një grupi narkotrafikantësh shqiptarë me bazë në Milano, Pavia, Monza e Modena.

Grupi kriminal brenda 6 muajsh ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar 8 urdhër ndalimi, 5 urdhër arrestimi me burg, 2 në arrest shtëpiak e 1 me detyrim paraqitje.

Hetimet kanë zbardhur lidhjet e degëzimet e këtij aktiviteti kriminal me grupe shqiptare në Shqipëri, në Amerikë Latine, Belgjikë e në vendet e Ulëta.

Sipas hetimeve paratë e fituara nga trafiku i drogës ricikloheshin në ekonominë e vendeve të ndryshme.

Identifikimi i anëtarëve të këtij grupi narkotrafikantësh shqiptarë u zbulua pas bisedave të kriptuara në aparate celulare të sofistikuara e të teknologjisë së fundit e me ndihmën e ekspertëve të Europol dhe Eurojust.

Trafikuan 5 milionë euro kokainë, shkatërrohet grupi kriminalTrafikuan 5 milionë euro kokainë, shkatërrohet grupi kriminalTrafikuan 5 milionë euro kokainë, shkatërrohet grupi kriminal

shqiperi itali operacion antidroge 3 persona

Lini një Përgjigje