TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2024, 14:21

Trafikuan 5 mln euro kokainë nga Belgjika në Amerikën e Jugut, banda italo-shqiptare u fundos nga 'Sky Ecc'; publikohen pamjet e aksionit 

Shkruar nga Pamfleti

Trafikuan 5 mln euro kokainë nga Belgjika në Amerikën e Jugut,

Antimafia italiane ka publikuar videon e operacionit të arrestimeve në kuandër të shkatërrimit të grupit kriminal që vepron midis Shqipërisë dhe Italisë.

Në video duket një operacion kontrolli në një makinë ku në pjesën e përparme të makinës, në kroskot u zbuluan 6 pako me drogë. Lënda narkotike ishte fshehur pas kroskotit.

Duke përdorur pajisje të sofistikuara mesazhesh të koduara dhe duke shfrytëzuar kontakte të drejtpërdrejta me bandat shqiptare, ky grup kriminal ka lëvizur sasi droge me vlerë mbi 5 milionë euro në vetëm 6 muaj.

Hetimet zbuluan lidhje mes të dyshuarve dhe organizatave të tjera kriminale me origjinë shqiptare me degë në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut, të afta për të importuar sasi të konsiderueshme droge për t'u shpërndarë në provincat e Milanos dhe Modenës dhe më pas pastrimin e të ardhurave të paligjshme në nivel ndërkombëtar. .

Identifikimi i anëtarëve të këtij grupi narkotrafikantësh shqiptarë u zbulua pas bisedave të kriptuara në aparate celulare të sofistikuara e të teknologjisë së fundit e me ndihmën e ekspertëve të Europol dhe Eurojust.

Lini një Përgjigje