TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2025, 14:05

Sekuestrohen mbi 1200 bimë kanabisi, procedohen penalisht eksperti i pyjeve dhe roja mjedisor

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen mbi 1200 bimë kanabisi, procedohen penalisht eksperti i pyjeve

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 1233 fidanë e bimë të dyshuara kanabis, në kuadër të operacionit të koduar ‘Koordinata’.

Lënda narkotike u gjet në tre njësi administrative të qarkut Shkodër.

Për kultivimin e kësaj bime narkotike janë procesuar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi një specialist pyjesh dhe një roje mjedisor.

“Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar gjithsej 1233  fidanë e bimë të dyshuara kanabis ( 777 fidanë dhe 456 bimë të dyshuara narkotike kanabis)

Procedohen penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 1 Specialist Pyjesh dhe 1 Roje Mjedisore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M dhe Rojen Mjedisore shtetasin L. A.

Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 74 bimë kanabis;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje