TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2025, 12:32

Shkrumbohet automjeti në Lukovë, shpëtojnë mrekullisht turistët

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet automjeti në Lukovë, shpëtojnë mrekullisht

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lukovës.

Sipas burimeve paraprake, zjarrfikësja e Sarandës ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka arritur të neutralizojë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin në mjet, turistë të huaj kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, raporton News24.

Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.

Lini një Përgjigje