
Policia kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë lëndë narkotike në fshatin Sukobin të Ulqinit.
Sipas policisë, 2 persona të paidentifikuar kanë arritur të largohen drejt Shqipërisë. Dyshohet se ata ishin duke transportuar lëndën narkotike, por sapo kanë parë ekipet policore, kanë lënë çantat, për t’u rikthyer drejt territorit shqiptar.
Gjatë kontrollit në zonë, efektivët e policisë kanë gjetur tre çanta me 119 pako marijuanë me peshë rreth 66 kilogramë.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare janë në kërkim të dy personave të arratisur, ndërsa është njoftuar Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.
“Policia shqiptare është në kërkim të personave, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Malit të Zi.
Lini një Përgjigje