TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2024, 11:47

Sekuestrohen 373 bimë kanabis në Malësinë e Madhe, shpallet në kërkim kultivuesi

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 373 bimë kanabis në Malësinë e Madhe, shpallet

Një 49-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Gruemirë në Malësinë Madhe.

Policia sekuestro 373 bimë cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

"Si rezultat i kontrolleve, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gruemirë. Sekuestrohen 373 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak.

Identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi P. C., 49 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, njofton policia.

Lini një Përgjigje