TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2024, 10:29

Përfundoi në oborrin e një banese, arrestohet shoferi i droguar në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundoi në oborrin e një banese, arrestohet shoferi i droguar

Një person ka përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, pasi rezultoi i dehur në timon dhe nën efektin e drogës.

Shoferi me inicialet R.M humbi kontrollin e drejtimit të mjetit, doli nga karrexhata dhe përfundoi në një banesë private.

Gjatë arrestimit, ai sillej në mënyrë të çuditshme dhe shtoi dyshimet e policëve se ishte nën efektin e lëndëve narkotike Pas verifikimit me drogë testues, ai rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe në gjendje të dehur.

“Shkon në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qendra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, sipas njoftimit të policisë.

Lini një Përgjigje