TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2025, 11:39

Seanca në GJKKO, Dumani tregon kush ishte "koka" për të cilin u paguan 2 milionë euro për ta eliminuar

Shkruar nga Pamfleti
Seanca në GJKKO, Dumani tregon kush ishte "koka" për të
Talo Çela, Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani

Në seancën e sotme të dosjes "Plumbi i artë", bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar se Kel Kamami i kishte ofruar 2 milionë euro për vrasjen e Erion Alibejt. I pyetur nga avokati, Dumani ka zbuluar edhe takimin e fundit me Talo Çelën.

Dumani ka dëshmuar se si ka drejtuar një skuadër vrasësish me pagesë në mbi një dekadë, 12 vrasje të kryera, atentate të ndryshme me armë dhe bomba, grabitje dhe krime të tjera, për llogari të organizatave të fuqishme kriminale, të paktën 8 të tilla, në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan kryesisht dhe të tjera.

Pjesë nga seanca e pyetjeve përgjigjeve: 

Avokati Përparim Kulluri: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?

Nuredin Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë

Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.

Nuredin Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.

Avokati Përparim Kulluri: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?

Nuredin Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fund ‘19 fillim ‘20. Ne kishim debatuar shumë me të.

Avokati Përparim Kulluri: Kur jeni shkruar për herë të fundit?

Nuredin Dumani: Me Sky, në verë 2010.

Avokati Përparim Kulluri: Keni diskutuar për vrasjen e Talo Çelës?

Nuredin Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibej. Më tha do të jap edhe Talon. I thashë, dua 1.5 mln euro, po më sill Talon përpara.

Avokati Përparim Kulluri: Ke thënë që ke marrë pagesë tek Dine Çami për vrasjen e Andi Zylyfit.

Nuredin Dumani: Ishin 2 prerje. Një i madh dhe një i vogël. Shumën e vogël do ja jepja informatorit, Tos Gosës. Informatorët marrin nga 15 në 30 mijë. Gosën e takova tek pishat. Unë isha me një makinë të vogël. Ai ka qenë me një "golf" të zi. Vetëm jemi përshëndetur. 2-3 minuta kemi ndenjur aty.

Seancat e kaluara, Nuredin Dumani ka treguar edhe për 3 kodet që përdorte në telefonat e kriptuar, duke njoftuar edhe se kishte të paktën 3 platforma sekrete komunikimi; Sky Ecc, Matrix dhe BQ, për të cilat u kishte dhënë edhe fjalëkalimet prokurorëve të SPAK-ut.

Lini një Përgjigje