TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2025, 10:07

Sulmi ndaj “CFO Pharma”-s, policia jep detaje: Biznesi u qëllua gjatë natës

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj “CFO Pharma”-s, policia jep detaje: Biznesi u qëllua
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka reaguar pas breshërisë së plumbave gjatë natës në kompaninë “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli.

Blutë informojnë se gjatë natës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”. Sipas policisë, salla operative është njoftuar lidhur me ngjarjen mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10.

Nga të shtënat, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve.

“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Autorët qëlluan me breshëri plumbash, rreth 20 plumba automatiku nga një automjet në lëvizje. 

 

Lini një Përgjigje