TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2025, 15:53

U dënua me burg përjetë për masakrën e Urës Vajgurore, GJKKO refuzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi “41 Bis”

Shkruar nga Pamfleti

U dënua me burg përjetë për masakrën e Urës

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi 41 Bis.

Sipas vendimit të trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani, kërkesa e Marashit u shpall e papranueshme për shkak të mosparaqitjes së tij në seancë. Për pasojë, ai do të mbetet nën regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave, sipas urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 620, datë 13.12.2024.

GJKKO e ka dënuar me burgim të përjetshëm Fran Marashin, një prej anëtarëve të bandës që akuzohet se kreu masakrën në Urën Vajgurore në 1997, ku mbetën të vrarë 5 punonjës policie. Automjeti i policisë u sulmua me armë të rënda, mes të cilëve edhe një anti-tank, ndërsa kjo konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura 28 vite më parë.

Gjykimi për Fran Marashin u zhvillua në GJKKO, e cila mori përsipër rigjykimin e një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vitin e mbrapshtë 1997.

Pas rigjykimit të dosjes, prokurori Alfred Shehu në konkluzionet përfundimtare ka kërkuar mbylljen në burg për jetë për Fran Marashin.

Për këtë ngjarje më herët nga gjykatat janë dhënë dhe 3 burgime të përjetshme.

Fran Marashi, i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për masakrën, u riigjykua në GJKKO pasi Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes në shkallë të parë .

Marashi u ekstradua nga Italia në 2007, ndërsa në 2009 tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.

Në dhjetor 2024, Fran Marashi është vendosur në regjimin “41-Bis”, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë në Peqin për një periudhë njëvjeçare.

 

Lini një Përgjigje