TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2025, 13:15

I dogji automjetet xhaxhait pas konfliktit për pronat, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

I dogji automjetet xhaxhait pas konfliktit për pronat, shpallet në

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi mësohet se u vuri zjarrin dy automjeteve të xhaxhait të tij.30-vjeçari Marjus Xhepa dogji automjetet e xhaxhait 66-vjeçar në oborrin e banesës. 

Sipas informacioneve të policisë, shkak janë bërë konfliktet për pronat. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje