
Autori i dyshuar së plagosjes me thikë të një 37-vjeçari, është vënë në pranga nga policia.
Mësohet se 28-vjeçari Gerhard Peza, ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Ai plagosi me thikë 37-vjeçarin jatë mesnatës në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.
Pasi ka kryer plagosjen autori është larguar me vrap por policia e ka ndjekur dhe e ka arrestuar vetëm pak minuta pas ngjarjes në disa blloqe palletesh në rrugën “Ndre Mjeda”.
"Plagosi në mesnatë me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta një 37-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
I arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës me të cilin autori plagosi 37-vjeçarin.
Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje