TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2025, 19:29

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, automjeti përplas për vdekje 55-vjeçarin; shoferi largohet nga vendngjarja!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë,

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mëmëlisht, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësorë.

Viktima është identifikuar si Ilir Mimini 55-vjeç, banues në Mëmëlisht. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje