
Parkingu i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Banorët e pallatit në rrugën “Gjik Kuqali” janë evakuuar ndërsa mësohet se zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje.
Aktualisht forcat zjarrfikës po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet dhe policia e cila po merret me evakuimin e banorëve.
“Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje