TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2025, 20:20

Përplasi për vdekje 55-vjeçarin në Pogradec dhe u largua nga vendngjarja, autori braktis mjetin; merr dhe targat me vete!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje 55-vjeçarin në Pogradec dhe u largua

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i regjistruar në aksin Pogradec- Qafë Thanë. Ku viktimë mbeti 55-vjeçari Ilir Mimini.

Mësohet se autori i dyshuar që ka shkaktua aksidentin pasi ka ikur nga vendngjarja, ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në Pogradec.

Gjithashtu autori i ka hequr targat dhe më pas është larguar duke e lënë mjetin në zonë.

Sipas policisë, mjeti i braktisur është mjeti me të cilin është bërë aksidenti, gjithashtu është identifikuar edhe autori. Autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

"Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili  u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë. Vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia

Lini një Përgjigje